Flash News

Ditari i Opozitës

Zv.kryeministri shqiptar në përgjimet italiane, Kadilli: A është blerë heshtja e PD-së?

Zv.kryeministri shqiptar në përgjimet italiane, Kadilli: A

Ish-kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me zëvendës kryeministrin shqiptar të kapur në përgjimet e prokurorisë italiane, ku është i përfshirë edhe biznesmeni Rezart Taçi.

Në një postim në Facebook, Kadilli ngre pikëpyetje mbi heshtjen e Partisë Demokratike përballë skandalit me pastrimin e parave. Kadilli e quan ‘një heshtje skandaloze’ në një kohë kur primare duhej të ishte lufta me ‘armikun numër një të shqiptarëve’.

“Pse hesht PD?

Partia Demokratike e ka mbyllur gojën për zëvëndës kryeministrin e kapur në përgjimet e prokurorisë italiane se do ndihmonte për pastrim parash. Një heshtje skandaloze për një parti që reagon edhe për rojet e bashkive. Ku përfundoi lufta kundër “armikut numër një të shqiptarëve”? A është blerë heshtja e PD-së?”, shkruan Kadilli.

Të fundit