Flash News

Ditari i Opozitës

Zv.ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor mbërrin në Tiranë

Zv.ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor mbërrin

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, ka mbërritur sot në Tiranë.

Ai do të marrë pjesë nesër në aktivitetin e organizuar për shënimin e 5-vjetorit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Burime për mediat bëjnë me dije se Kasanof do të mbajë një fjalim në këtë ngjarje si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, së bashku me Bashkimin Europian, janë financuesit e Reformës në Drejtësi.

Alexandër Kasanof u emërua pasues i Gabriel Escobar në korrik të vitit 2024 dhe ky është vizita e tij e parë në Shqipëri pas emërimit.

Të fundit