Flash News

Ditari i Opozitës

Zyrat e G99 ti kthejmë në muze korrupsioni!

Zyrat e G99 ti kthejmë në muze korrupsioni!

Nga Besart Xhaferri/

Një tjetër sejmen i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, pritet t'i bashkohet në qeli kolegëve të tij të G99 të arrestuar si pjesë e grupit kriminal 5D që zhvati barbarisht qytetarët e Tiranës.

Plarent Ndreca kreu i fraksionit G99 në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste është nën hetim për abuzimet financiare me tenderat e rikonstruksionit të komisariateve në vend, kur mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Këto tendera janë maja e ajsbergut të aferave të tij, pasi emri i Plarent Ndrecës del ne dosjet e uniformave të luksit të policisë më të keqpaguar të Evropës por dhe tek inceneratorët.

Ka ardhur koha që zyrat e G99 të kthehen në një muze të korrupsionit e me siguri do jenë atraksion turistik për të huajt bashkë dhe manual për të rinjtë majtistë që duan të angazhohen në politikë vjedhjesh!

Të fundit