Flash News

Ditari i Opozitës

Zyrtarë të OSBE/ODIHR takim në selinë blu për zgjedhjet e 2025-ës

Zyrtarë të OSBE/ODIHR takim në selinë blu për zgjedhjet
Disa zyrtarë të OSBE/ODIHR janë takuar sot me përfaqësues të Partisë Demokratike në selinë blu.

Ky takim është pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2025, ku misioni i ODIHR pritet të aktivizohet për të përcaktuar numrin e vëzhguesve dhe për të caktuar shefin e misionit që do të monitorojë procesin zgjedhor.

Partia Demokratike ka shprehur kërkesën për një qeveri teknike, duke e cilësuar këtë si formën e vetme që mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për pak minuta, në selinë e PD-së do të nisë një takim i kryedemokratit Sali Berisha me drejtuesit politik të qarqeve.

Takimi, që ka për qëllim diskutimin për zgjedhjet e 2025, do të përfshijë gjithashtu çështje të lidhura me mosbindjen civile të opozitës, një strategji që PD ka angazhuar për të kundërshtuar qeverinë aktuale.

Të fundit