Flash News

Ditari i Opozitës

Zyrtarët e korruptuar, Këlliçi: Zullumi nuk mund të fshihet më, të bëhet sekuestrimi i pasurive

Zyrtarët e korruptuar, Këlliçi: Zullumi nuk mund të

Deputeti i zgjedhur Belind Këlliçi ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushes. Ai tha se pushtetarët nuk i trëmben ligjit, ndërsa kërkoi që ata që abuzojnë me fondet publike të dënohen dhe t'ju sekuestrohen pasuritë.

Këlliçi u shpreh për "A2 cnn" se PD i ka denoncuar këto raste më herët, ndërsa theksoi se qeveria i ka konsideruar shpifje. Ai nënvizoi se koha ka treguar se denoncimet e PD kanë qenë të vërteta.

“Shqiptarët duhet të kuptojnë që kanë përballë pushtetarë që nuk i tremben aspak ligjit dhe e shohin veten mbi të. Duhet të shohim zyrtarë që abuzojnë me fonde publike që mbajnë përgjegjësi, të dënohen dhe t’i sekuestrohen pasuritë dhe t’i kthehen në një farë mënyre buxhetit të shtetit.

Zullumi është trashur aq shumë, sa nuk mund të fshihet më. Nga një skandal çdo dy javë ka patur në skenën politike dhe janë pjekur kushtet tani. Duhet një drejtësi e pavarur, e paanshme dhe që nuk përdor dy standarde”, tha Këlliçi.

Të fundit