Flash News

Ditari i Opozitës

Zyrtarët gjermanë në Tiranë/ Brok takon kryedemokratin, Berishën dhe Këlliçin. Sarrazi e shmang Bashën

Zyrtarët gjermanë në Tiranë/ Brok takon kryedemokratin,

Vizitat e zyrtarëve të huaj kanë vijuar edhe ditën e sotme në vend. Ish-eurodeputeti, njëherazi anëtar i CDU-së, Elmar Brok ka vizituar sot Tiranën.

Ai është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Gjithashtu ka lajmë se është takuar edhe me deputetin Belind Këlliçi.

Fokusi i bisedimeve mendohet të ketë qenë zgjidhja e krizës në Partinë Demokratike. Në Tiranë ndodhet edhe i Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ai do të takojë kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, duke shmangur Lulzim Bashën. Sarrazi do të takojë edhe anëtarin e Komisionit të Rithemelimit Genc Pollon.

Takimet vijnë në një kohë, kur pjesa dërrmuese e PD-së kërkojnë largimin e Lulzim Bashës. Ka zëra që këto takime synojnë bashkimin e Partisë Demokratike.

 

Të fundit