Flash News

Ditari i Opozitës

Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar për zgjedhjet

Zyrtari i PD: Brenda dy ditësh pritet reagim ndërkombëtar

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Franc Nuri ka konfirmuar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë një reagim ndërkombëtar në mbështetje të PD-së sa u takon zgjedhjeve të 11 majit.

Nuri tha në Euronews ALbania se zgjedhjet e 11 majit janë vjedhur dhe fitorja i takonte PD-së, duke e argumentuar këtë me fushatën e bërë nga kreu i saj Sali Berisha, të cilën e cilësoi si një superfushatë.

“Do ta shikoni shumë shpejt se do të ketë dhe reagim nga faktori ndërkombëtar. Brenda dy ditësh do kemi një lajm nga faktori ndërkombëtar. Besoj brenda dy ditësh. Presim dhe dy ditë sepse do të ketë zhvillime. Nuk është punë mandatesh, këtu janë vjedhur zgjedhjet.

Fitorja na takonte ne me një super fushatë dhe super ekip me konsulentët më të mirë në botë, të Donald Trump. Zoti Berisha ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme me katër mitingje në ditë, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa pala përballë tallej me qytetarët, e nisi me këngë e valle dhe mbylli me gjëra pa lidhje,” tha Nuri.

Të fundit