Flash News

Ditari i Opozitës

Zyrtarizoi kandidaturën për primaret në PD, Këlliçi: Veliaj kandidat i lehtë për t’u mundur

Zyrtarizoi kandidaturën për primaret në PD, Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi konformoi sot kandidaturën e tij në primaret e kësaj force politike për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, Këlliçi tha se është gati të lërë mandatin për të garuar përballë Erion Veliajt, nëse ky i fundit do të jetë kandidati i PS-së për Tiranën.

 “Heq dorë nga mandati, i bindur në rezultat. Përfaqësoj edhe një nga njësitë administrative të varfra. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës.”

Për Belind Këlliçin, kreu aktual i bashkisë Tiranë është kandidati më i dobët që mund të ketë PS dhe sipas tij do ta ketë shumë lehtë ta mundë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen.

“Kandidati më i dobët dhe më i lehtë për ta mundur. Uroj të jetë ai kandidati i PS-së në zgjedhje. Më intereson që Tirana të çlirohet nga uzurpimi. Veliaj është kandidatura më lehtë për ta mundur në këto zgjedhje. Unë s’kam hyrë me para, të jetë për to nuk e mundim dot Erion Velinë”, tha ai.

 

Të fundit