Flash News

Ditari i Opozitës

Zyrtarja e PD me çizme llastiku në studio: Më shpejt do shkoja me not në shtëpi

Zyrtarja e PD me çizme llastiku në studio: Më shpejt do shkoja

E veshur me kamuflazh dhe çizme llastiku, zyrtarja e PD-së nga Durrësi, Jola Hysa zgjodhi të shfaqet në studiot televizive teksa ka folur për përmbytjet që përfshinë sot këtë qytet për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Hysa akuzoi autoritetet vendore për mos marrjen e masave për parandalimin e kësaj situate.

Zyrtarja e PD me çizme llastiku në studio: Më shpejt do shkoja

“Unë kalova të çoj vajzën te kopshti afër shtëpisë dhe për 20 minuta kam shpëtuar dhe jo vetëm të bllokohesha, po të notoja të shkoja në shtëpi. Nga lagjja në lagje shkon më shpejt me not se me makinë. Pa çizme nuk ia del dot gjëkundi. Mund të duket qesharake, por është e dhimbshme në 2026. Kësaj i thonë të tallemi me vetveten”, tha ajo.

Sipas zyrtares demokrate, problemet nisin që në momentin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

“Në momentin që mbaroi ndërtimi fillon urbanizimi që një bashki duhet të marrë masa. Pse vazhdon kjo? Se ne japim leje ndërtimi në majë të Currilave. Janë disa vileta”, shtoi ajo . 

Ajo ngriti pikëpyetje mbi deklaratat e kryetares së Bashkisë Durrës, e cila pohoi se në terren janë angazhuar 15 grupe pune, ndërsa apeloi për shpalljen e emergjencës civile.

“Kryetarja e Bashkisë thotë që kemi ën terren 15 grupe që nuk i ka parë asnjë deri më sot. Bashkia e Durrësit duhet të shpallë emergjencën civile në mënyrë të jashtëzakonshme. Pse nuk ndodh kjo? Se buxhetet miratohen çdo vit. Si mund t’ia dalin 64 punonjës zjarrfikës ti vinë qark gjithë Durrësit”.

 

Të fundit