Flash News

OP-ED

Ditari i rezistencës nga Koloreto Cukali / Europa Nostra vs Cosa Nostra

Ditari i rezistencës nga Koloreto Cukali / Europa Nostra vs Cosa Nostra

3 gusht 2019

Në sheshin e Teatrit, sidomos në orët e natës mund të dëgjosh të gjitha llojet e bisedave. Ata 20-30 njerëz që rrinë shtrirë në bar, pas mesnate flasin për gjithçka, për komunizmin, islamin, për Hrushovin, Izraelin, për të drejtat e njeriut në Kinë, për Trumpin e për arkitekturën, për diktatorët modernë e për Banskin. Pastaj një valë të qeshurash për memet për zv/Kryetarin e Bashkisë, Maznikun.

“Kam hyrë për herë të parë në Teatër një 1949-n”, më thotë një burrë i vjetër fëmijët e të cilit prej vitesh jetojnë në Amerikë. Na sillnin shkollat, për të parë shfaqjet. Ky njeri, e ka parë Naim Frashërin në skenë. Vjen aty, sepse është kundër. “Shih sa e bukur është”, më thotë plaku duke treguar drejt prespektivës së ndërtesës së Teatrit, me bllokun e pishave në thellësi të oborrit (të emërtuara sipas aktoreve e aktorëve më të mëdhenj të kësaj skene, tashmë të ikur). Siç e thotë diku edhe Maks Velo, kjo ndërtesë të fal një qetësi shumë të madhe në mes të katrahurës urbanistike e arkitektonike që mbart qendra e Tiranës.

Sot, një ngjarje tjetër e madhe ka ndodhur. Një dosje voluminoze e pregatitur nga arkitektë të rinj është dorëzuar me sukses në Europa Nostra, një nga organizatat më të mëdha europiane për ruajtjen e trashëgimisë. Në aplikim, ishte dhe pyetja: kjo ndërtesë kërëcnohet nga njeriu apo nga shkaqe natyrore. Nga njeriu... padyshim nga njeriu... Gjithçka në këtë vend të bekuar nga ana natyrore kërcënohet vetëm nga njeriu. Europa Nostra nuk e di që në të vërtetë kjo ndërtesë kërcënohet nga Cosa Nostra, nga mutacionet shqiptare të saj. Nëse aplikimi do të ketë sukses... janë me dhjetëra ndërtesat e rrezikuara e që kërkojnë ndërhyrje në Europë dhe vetm një grusht prej tyre do të përzgjidhen, çdo argument i ndërtuar nga Babloku i Bulevardit dhe ai i Bashkisë do të bjerë. Dhe, për fat Europa Nostra nuk varet nga opinionet e Ambasadës Amerikane, të Boçardit e as të Sorekës.

Ndërsa nesër, më 4 gusht, Dritat e Sallës së Teatrit do të ndizen prapë, edhe përkundër dëshirës së Bablokut për një shfaqje nga Justina Aliaj.

Ndërkohë që aplikimi për në Europa Nostra pret në rradhë, ne nuk na mbetet gjë tejtër vetëm të presim, të ëbjmë shfaqje e të bëjmë rojë. Sepse, armiku është te porta.

NO PASARÁN!

©Politiko.al

Të fundit