Flash News

Ditari i Opozitës

“100 mln euro për bujqësinë”, Basha premtime “realiste” nga Lushnja: Nuk do të bëjmë mrekullira

“100 mln euro për bujqësinë”, Basha premtime

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me disa biznese në qytetin e Lushnjes, ku ndër të tjera bëri edhe një prenoncim për mediat.

Ai tha se plani i PD nuk do të bëjë mrekullira,  por do të ketë 100 mln euro për bujqësinë apo edhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore.

“Ne kemi propozuar që përgjatë këtij viti, për ato familje që kanë humbur punën, të bëheshin pagesa mujore 160 mijë euro. Plani ynë për bujqësinë, nuk do të bëjë mrekullira, por do të bëjmë atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut, vit për vit do të kemi 100 milion euro për bujqësinë, apo dhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore. Që asgjë mos të hidhet në kanal dhe asgjë mos të shkojë kot. Që produkti jo vetëm mos të hidhet, por të konkurrojë denjësisht. Me këtë plan do të shërojmë dhe një plagë që është largimi i të rinjve nga Shqipëria. S’ka familje në Lushnjë, në Fier, që nuk largohen nga vendi, për një jetë më të mirë. Ata që duhet t’i mbajnë në punë s’kanë më të ardhura dhe i heqin. Një tjetër masë që do të hiqet, është taksa ‘Rama’ mbi karburantin. Rama e rriti me 20 lekë për litër karburantin, pavarësisht protestës së opozitës”, tha Basha.

“100 mln euro për bujqësinë”, Basha premtime

“100 mln euro për bujqësinë”, Basha premtime

“100 mln euro për bujqësinë”, Basha premtime

Të fundit