Flash News

DITARI POLITIK

5 komisione në rendin e ditës/ PS njofton mbledhje online, opozita vijon aksionin

5 komisione në rendin e ditës/ PS njofton mbledhje online, opozita

Pesë komisione parlamentare pritet të zhvillojnë sot mbledhjet e përcaktuara në rendin e ditës.

Në rendin e ditës është parashikuar mbledhja e komisionit të Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.

Opozita ka paralajmëruar sërish bllokim të punimeve në vijim të aksionit opozitar që është ndërmarrë për të detyruar mazhorancën të respektojë të drejtat e tyre kushtetuese.

Ata kërkojnë plotësimin e tre kërkesave: mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Ndërsa socialistët do të vijojnë me “gjendjen e jashtëzakonshme” në Kuvend. Ata kanë njoftuar mbledhjen online të komisioneve.

Të fundit