Flash News

DITARI POLITIK

Akuza për paligjshmëri, Komisioni i Medias do të kërkojë ndërprerjen e garës për drejtorin e RTSH

Akuza për paligjshmëri, Komisioni i Medias do të

Komisioni i Medias do të kërkojë zyrtarisht ndërprerjen e procesit për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Kërkesa do t’i drejtohet Këshillit Drejtues, i cili vendosi të hënën me shumicë votash që të skualifikojë 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret.

Opozita dhe mazhoranca arritën dakordësi të kërkojnë një garë të hapur dhe transparente. PS garanton se do të angazhohet të ndërmarrë çdo hap që i garanton ligji për të garantuar garën e drejtë.

Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa thotë se nëse nuk pranojnë që të ndërpresin procesin, PD do kërkojë shkarkimin e anëtarëve.

“Jemi dakord, të përfshijmë në shkresë edhe faktin që këtë detyrim që i japim për të ndërprerë procesin, nëse nuk e zbatojnë, ne pala e opozitës (do të kërkojmë shkarkimin e tyre nga këshilli drejtues). T’ia vendosim që nëse nuk zbatojnë këtë kërkesë të komisionit ne do të jemi të detyruar të vazhdojmë me procedurën parlamentare të anëtarëve të këshillit të drejtimit

Të 5 që përfaqësojnë pakicën parlamentare në këshillin drejtues, jemi të gatshëm ti shkarkojmë, dhe ti kërkojmë kuvendit emërimin e të tjerëve në përputhje me ligjin, se është krijuar ideja në këshillin drejtues që ata s’kanë çfarë bëjnë se na kanë zgjedhur se s’do bien dakord me njëri tjetrin PS-PD dhe mendojnë se janë pronarë të fakto të RTSH. Unë shpreh vullnetin tim në emër të grupit të PD që nëse nuk ndërpresin procesin, që të hënën fillojmë procedurat për procedurat e shkarkimit”, u shpreh Zhupa.

Të fundit