Flash News

DITARI POLITIK

Akuzat e Shehajt: Gjiknuri mori një pjesë në Parkun e Butrintit, Xhaçka po ndërton resort në Dhërmi

Akuzat e Shehajt: Gjiknuri mori një pjesë në Parkun e Butrintit,

Deputeti Agron Shehaj i është drejtuar me akuza qeverisë dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri se po merr një pjesë nga Parku kombëtar i Butrintit.

Jashtë Kuvendit, Shehaj hodhi akuza edhe ndaj Olta Xhaçkës, për të cilën tha se po ndërton një resort ndaj edhe u shty me nxitim miratimi i ligjirt për Investimet Strategjike.

Deputeti u shpreh se qëllimi i socialistëve është të kapin çdo gjë me vlerë në bregdet.

“Kjo është ajo pika e vogël që fliste ministrja e Kulturës, ajo ishte pjesë e parkut Kombëtar të Butrintit. Qeveria e hoqi nga Parku e ja dha Gjiknurit. Plazhi i Dhërmiut, ministra hyri në Politikë me xhepa bosh por tani po ndërton një resort. Ndaj u shty ligji për investimet strategjike. Këta kanë vetëm një qëllim të kapin çdo gjë që ka vlerë në bregdetin e vendit dhe të ndërtojnë për veten e tyre dhe familjet e tyre”, tha ai.

Të fundit