Flash News

DITARI POLITIK

Alizoti: Rama para evropianëve rri si pulë

Alizoti: Rama para evropianëve rri si pulë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti deklaron se kryeministri Edi Rama është shfaqur qesharak me mesazhin që i ka dërguar CDU për mosmiratimin e e rezolutës së PPE-së.

Duke folur në Syri tv, Alizoti tha se partitë antare të PPE dhe CDU kanë ofruar mbështetje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në favor të PD, si dhe do asistojnë me teknikën dhe hartimin e programit për opozitën.

“Ne patëm takime shumë të mira me zotin Këllici, Gerharhd valers është presidenti i Fondacionit Konrad Adenauer, Knut Abraham Henri Shpek, janë njerëz shumë të rëndësishëm të CDU-së dhe fondacionit Konrad Adenauer që ka mbi 100 e ca pozicione nëpër botë, aq i rëndësishëm është, madje po aq i rëndësishëm sa vetë CDU-ja dhe ndihen mirë që partia simotër e tyre ka kryetarin e saj të liruar. Asnjë nga ato që u thanë për të nuk u vërtetua dhe do kemi një bashkëpunim për programin një mbështetje politike, një mbështetje edhe  kundra krimit.

Pra diskutuam për gjëra që janë shumë esenciale. Pra shikojeni, ky është mesazhi, ju e shikoni në Tiranë Ramën që hiqet sikur është shumë i fuqishëm nëprmjet miave, dhe të lexoje mesazhin, se e lexova dhe unë është një njeri qesharak që lutej tek CDU aman mos miratoni rezolutën e PPE-së.

Më besoni, nuk ka lidhje me opozitarizimin, Rama është tepër qesharak. Po të lexosh atë mesazhin dhe unë e lexova siç e lexoi dhe Belindi se në shumë takime ishim bashkë, do shikoni një ramë shumë të vogël. Pra një skifter në shtëpi dhe një pulë të komshiu që i lutej atyre për mosmiratimin e rezolutës. Është e habitshme  se kisha menduar deri këtu”, tha Alizoti. 

 

Të fundit