Flash News

DITARI POLITIK

Amendamenti i firmosur nga PS-PD: 1 në 3 kandidatë fitues do të jetë grua

Amendamenti i firmosur nga PS-PD: 1 në 3 kandidatë fitues do të

Në seancën e sotme plenare pritet të miratohen ndryshimet e dakordësuara mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore.

Në amendamentin e firmosur nga socialistët dhe demokratët, ndryshimet e kërkuara ruajnë edhe kuotën gjinore sipas në lista dhe Parlament së cilës “1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua”. 

"Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës, një në tre emra të saj t'i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e trete në këtë listë dhe në vijim nëj në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi", thuhet në nenin 8, pika 2.

Deputët që kanë firmosur amendamentin:

Etilda Gjonaj
Dhurata Cupi
Lindita Nikolla
Elisa Spiropali
Albana Vokshi
Edona Bilali
Antoneta Dhima
Evis Kushi
Lindita Metaliaj
Merita Bakiu
Lindita Buxheli
Gerta Duraku
Ina Zhupa
Pranvera Resulaj
Andia Ulliri
Klodiana Spahiu
Mirela Pitushi
Teuta Ramaj
Hatixhe Konomi
Dasantila Tahiraj
Eni Zake
Luljeta Bozdo
Tatjana Piro
Bled Çuçi
Gazment Bardhi

Të fundit