Flash News

DITARI POLITIK

Amer Kapetanovic pason Majlinda Bregun si kapiteni i Bashkëpunimit Rajonal

Amer Kapetanovic pason Majlinda Bregun si kapiteni i Bashkëpunimit Rajonal

Amer Kapetanoviç ditën e djeshme mori detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), pas emërimit nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) më 12 qershor 2024 në Shkup.

Kapetanoviç pasoi kështu në këtë post Majlinda Bregu, e cila qëndroi në detyrë nga viti 2019 deri në 2024.

Emërimi i tij, i vulosur nga Ministrat e Jashtëm të SEECP më 12 qershor 2024, vjen me një sfond të pasur përvoje dhe një qëllim të qartë: ta çojë rajonin përpara në valën e sfidave të reja dhe mundësive të mëdha.
Kapetanoviç eshte një diplomat me më shumë se 20 vjet eksperiencë.
Në fjalimin e tij të parë si lider i RCC-së, Kapetanoviç e nisi me një urim të thjeshtë, por domethënës: “Shëndet, paqe dhe mbarësi.”
“Qytetarët tanë kanë një ëndërr të thjeshtë dhe të arritshme, përmirësim ekonomik, jetë të sigurt dhe të begatë, si bashkëqytetarët e tyre në BE,” deklaroi Kapetanoviç. Dhe ai premtoi që RCC-ja do të jetë aty për ta bërë realitet këtë ëndërr.
Kapetanoviç nuk harroi paraardhësit e tij, Majlinda Bregun, Goran Svilanoviçin dhe Hido Biščeviçin duke i falënderuar për punën e tyre të palodhur në transformimin e RCC-së në një aktor kyç të bashkëpunimit rajonal.
Duke folur për punën e stafit të RCC-së, ai tha me sinqeritet: “Pa ta, as të ëndërrohej për paradigmën rajonale nuk do të ishte e mundur.” Ky është një shembull i udhëheqjes që vlerëson bashkëpunimin dhe fuqinë kolektive.
Çfarë do të Sjellë Kapitulli i Ri?
Sipas Kapetanoviçit, kapitulli i ri i RCC-së ofron një mundësi unike për të përmirësuar jetën e qytetarëve të rajonit, falë mbështetjes financiare nga BE-ja dhe pjesëmarrësit e SEECP. Planet janë ambicioze:
Avancimi i Tregut të Përbashkët Rajonal.
Përmirësimi i Strategjisë së Evropës Juglindore 2030 (SEE2030).
Agjendat e Gjelbra dhe Digjitale.
Fuqizimi i të rinjve në vendimmarrje.
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Përballë një “epoke polikrizash globale,” Kapetanoviç ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit dhe multilateralizmit, duke mbështetur standardet e BE-së dhe ndërtimin e besimit mes vendeve të rajonit.

Të fundit