Flash News

DITARI POLITIK

Ardi Veliu bëhet ‘mollë sherri’/ Salianji dhe Noka braktisin mbledhjen: Refuzojmë kriminelët me uniformë si titullar

Ardi Veliu bëhet ‘mollë sherri’/ Salianji dhe Noka

Komisioni i Sigurisë zhvilloi sot një seancë dëgjimore për projektbuxhetin e vitit 2023 me përfaqësues të Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore. I ftuar për të paraqitur projektbuxhetin ishte kreu i AMP-së Ardi Veliu.

Prezenca e Veliut në komision u kundërshtua nga deputetët e opozitës, Evin Salianji dhe Flamur Noka.

Ishte Salianji i cili fillimisht rikujtoi ngjarjet kriminale që kanë mbetur të pazbardhura duke ju drejtuar Veliut si përgjegjësi kryesor për manipulimin e tyre. Demokrati tha se Veliu nuk mund të jetë i pranishëm në komision e të flasë për buxhetin kur është ai shkaku kryesor se pse po manipulohen vrasjet e të rinjve.

Kreu i komisionit Nasip Naço ka ndërhyre duke i mbyllur mikrofonin Salianjit, çka ka sjellë reagimin e Flamur Nokës.

Debati:

Salianji: Nuk është serioze për njeriun që ka ardhur për të folur për buxhetin. Mirë për të shkruar dhe për të lexuar t’i japim një abetare të ftuarit që sillni. Së pari, komentet i mbajmë ne ju duhet të keni fyerje kur ju vjen një drejtues me këto letra, ulni kokën dhe e duroni. Para se të fillojë mbledhja është detyrim i këtij komisioni, që për manipulimet e ngjarjeve kriminale që kanë ndodhru në këtë vend është përgjegjës përfaqësuesi që keni ftuar këtu. Të nis nga kjo njëherë. Nuk keni pse fshiheni sepse kanë ndodhur manipulime të ngjarjeve kriminale. Nëse nuk përgjigjet për këto, nuk mund të vihet këtu me paçavure.

Naço: A fole më lër të mbaroj. Në nenin 31 të rregullores, unë kam për detyrë të lexoj. Kuvendi ose komisionet nuk mund të vendosin për çështje që nuk janë në rendin e ditës. Rendi i ditës është vetëm buxheti.

Salianji: Ju si drejtues ma thoni dot. Po si pyetet mo? Ça i keni këto? Po silli mo një abetare.

Naço: Merrni CV-në dhe arsimimin.

Noka: Kush je ti që e ndërpret? Lereni të flasë

Naço: Kur të vini ju në pushtet lini kë të doni.

Salianji: Nuk e përcaktoni ju fjalën.

Noka: Duhet të pranojmë një gjë. Sot para deputetëve është ulur një ish-oficer policie dhe drejtues policie, është ulur një individ i cili në rast se në këtë vend do të kishte demokraci dhe jo autokraci, nëse do të kishte drejtësi, zotëria do të ishte para drejtësisë. Është manipuluar ngjarja e Elbasanit me fakte dhe prova, vrasja e Klodian Rashës u etiketua si armik. Pa bërë disa orë nga vrasja e Lear Kurtit vrapoi po ky zotëri të manipulojë ngjarjen dhe ta shpallë kriminel. Refuzojmë që një kriminel me uniformë ta pranojmë si titullar dhe të vijë të raportojë këtu në emër të ligjit.

 

Të fundit