Flash News

DITARI POLITIK

Balluku para drejtësisë: Hapat që ndiqen nga Kuvendi pas kërkesës së SPAK

Balluku para drejtësisë: Hapat që ndiqen nga Kuvendi pas

Prokuroria e Posaçme (SPAK), i kërkoi pasditen e kësaj të marte Kuvendit, heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Po çfarë ndodh pas kërkesës së SPAK, ja hapat që ndiqen:

Depozitimi i kërkesës në Kuvend

-SPAK i dorëzon zyrtarisht Kuvendit kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin/ heqjen e imunitetit të Ballukut, së bashku me arsyetimet dhe materialet përkatëse.

Çështja shkon te Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Sipas praktikës parashikuar në Rregulloren e Kuvendit:

-Kryetari i Kuvendit ia dërgon kërkesën për shqyrtim këtij Këshilli, organit parlamentar që merret me mandatin dhe imunitetin e deputetëve.

-Këshilli shqyrton kërkesën dhe dokumentet shoqëruese, i jep mundësi të shpjegohen palët, përfshirë deputetin e kërkuar për heqje imuniteti, dhe përgatit një raport rekomandues për seancën plenare.

Deputeti (në këtë rast Balluku) njoftohet për kërkesën dhe ka të drejtë të bëjë sqarime para Këshillit.

Seanca plenare e Kuvendit

-Pas raportit të Këshillit, kërkesa i dërgohet seancës plenare të Kuvendit.

-Në seancë, deputetët shqyrtojnë kërkesën dhe votojnë për autorizimin për heqjen e imunitetit.

-Vendimi merret me votë të deputetëve (votim të hapur). Nëse shumica e deputetëve e miraton, imuniteti hiqet.

Pas miratimit të Kuvendit

Nëse Kuvendi miraton heqjen e imunitetit:

-SPAK mund të vijojë me masat e sigurimit (si arresti në shtëpi ose burg), me autorizimin e Kuvendit.

-Vendimi për arrestim apo masë të ngjashme merret nga gjykata, por vetëm pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi.

Të fundit