Flash News

DITARI POLITIK

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën: Pse nuk e keni futur në rend dite? Spiropali: Ka axhendë të zënë

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën: Pse nuk e keni futur në

Ka nisur me replika seanca plenare e Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar sqarime nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, se pse nuk është përfshirë në rendin e ditës interpelanca e kërkuar me Ramën.

“Grupi i PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e një pagese  një shume prej 110 mln euro për dikë që kryeministri e ka quajtur mafioz. Pse nuk është përfshirë në rend dite? Kërkesa procedural do duhet të ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin. Çështja që kemi ngritur është madhore për interesin publik, kryeministri tha se nuk do të marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, Ka marrë më shumë se bonusi i planifikuar nga ju për pensionistët”, tha Bardhi.

Spiropali deklaroi se kërkesa i është përcjellë Këshillit të Ministrave, por Rama ka pasur axhendë të zënë.

“Kërkesa juaj është marrë, është përcjellë në Këshillin e Ministrave dhe Kryeministrit, por për shkak të axhendës së Kryeministrit nuk mund të zhvillohet sot, por do zhvillohet në seancën e radhë”, tha Spiropali.

Të fundit