Flash News

DITARI POLITIK

Bardhi kërkon rifutjen e Berishës në grupin parlamentar të PD, Nikolla refuzon

Bardhi kërkon rifutjen e Berishës në grupin parlamentar të

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka rrëzuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, për mocion me debat me Ramën lidhur me investigimin e Rai-t.

Bardhi i tërhoqi vërejtje Nikollës, duke i thënë se njoftimet e grupit parlamentar, duhet të lexohen me korrektësi, pasi kryeparlamentarja anashkaloi pikën ku kërkohet rifutja në grupin parlamentar të PD, e Sali Berishës.

“Së pari kur lexon njoftimet, të lutem lexoji nga fillimi në fund. Duhen lexuar me korrektësi, ajo shkresa 2164 protokoll ka dhe një pikë zonja kryetare që ju e anashkaluat”, tha Bardhi.

“Ka një rast i cili është përjashtuar me vendim të PD dhe duhet të futet në grup po me vendim të PD”, tha Nikolla.

Të fundit