Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Bardhi përplaset me Ballukun në Kuvend: Nxirri xhepat, zbrazi që t’i shohim
Një debat i ashpër ka shpërthyer gjatë seancës plenare në Kuvend, mes Kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, dhe Kryeparlamentares, Elisa Spiropali.
Bardhi akuzoi Spiropalin për lejimin e ndërhyrjeve të ministrave, duke e cilësuar këtë si një shkelje të hapur të procedurës parlamentare.
Kryeparlamentarja Spiropali reagoi duke përmendur nenin 77 të rregullores parlamentare, por kjo shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Bardhi, i cili e akuzoi se po gënjen në lidhje me interpretimin e rregullores.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Bela i gjetet lekë t’i që të humbën, i gjete? Nxirri xhepat, zbrazi xhepat, zbrazi xhepat. Zbrazi xhepat që t’i shohim.
Spiropali: Ku është procedura. (I mbyll mikrofonin)
Bardhi: Ajo (Balluku) po më flet, i thuaj të mos ndërhyjë. Ju zonja kryetare, jeni tërësisht në shkelje të procedurës, nuk ka asnjë nen në këtë rregullore që pas prezantimit të një amendamenti të flasin anëtarët e Këshillit të Ministrave. Prezantohet vetëm amendamenti dhe kalohet në votim, kjo është procedura. E falënderoj ministrin që paska bërë mbledhjen e amendamenteve tona dhe kostoja paska dal 300 milion euro dhe tani thotë nuk kam 300 milion euro për të rritur pensione, rroga, fonde shëndetësi dhe në arsim sepse do shkoj 430milion euro te inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Cili rregull i rregullores e thotë, ma gjej, ma lexo. Nuk ka fare të bëj për asnjë anëtar i Këshillit të ministrave.
Spiropali: Patjetër që për çdo amendament ka përgjigje. Nena 77,lexoje me vëmendje.
Bardhi: Lexoje, lexoje… Je duke gënjyer.
Spiropali: Nuk gënjej unë asnjëherë.
Bardhi: Më gjej ku e kanë të drejtën ministrave. Ne po i lëmë të flasin.