Flash News

DITARI POLITIK

Basha kërkon ta ballafaqojë në linjë telefonike, Rama refuzon i prerë: Jo, jo, jo! Rakipllari është tapë, Luli top

Basha kërkon ta ballafaqojë në linjë telefonike, Rama

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të përballet me kreun e PD, Lulzim Basha në një lidhje telefonike në emisionin ‘Opinion’.

Teksa po debatonte me gazetarin Robert Rakipllarin për inceneratorin e Tiranës, referuar të dhënave nga ministria e Financave, Rama argumentoi refuzimin e tij duke thënë se : Njëri është tapë (për Rakipllarin) dhe tjetri është top (për Bashën).

Rakipllari: Kam një raport vjetor të ministrisë së financave për koncesionin e Tiranës që qeveria ka paguar inceneratorin për 2018,  977 mln lekë, 100% të masës që do jepte shteti.

Rama: Ca do jepte shteti

Rakipllari: Ke një kontratë koncesioni ku shteti

Rama: Mëso, mëso, mëso, ku di ti lexosh

Fevziu: Kreu i PD kërkon të hyjë në telefon, jeni gati të përballeni?

Rama: Jo jo jo faleminderit , ai të mësojë me Rakipllarin se janë njëri tapë e tjetri top.

 

Të fundit