Flash News

DITARI POLITIK

Begaj ‘mbron’ në heshtje nismën ligjore të Ramës: Flas vetëm kur më vjen ligji

Begaj ‘mbron’ në heshtje nismën ligjore të

Vendimi 4 me 4 i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun vuri në lëvizje kryeministrin Rama, i   cili doli me një nismë të re ligjore.

Kushtetuesja la në fuqi pezullimin e Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infastrukturës dhe Energjitikës, vendim i cili për Ramën doli nga gjyqtarë “me boshllëk në tru”.

Jo pa qëllim, kryeministri zgjodhi të sulmonte gjyqtarët e Kushtetueses për të nxjerrë më pas nga sirtari nismën ligjore që parashikon mbrojtjen nga pezullimi të Kryeministrit, ministrave, Presidentit dhe 4 institucioneve të tjera.

Me pretendimin se pezullimi cenon funksionin më shumë se ministrit si individ, Rama tha nga mbledhja e grupit të PS: “Pezullimi cënon funksionin. Funksioni që solli në vëmendjen tuaj kreu i Komisionit të Ligjeve si pjesë e këtij grupi nismëtar për ndryshim. Janë funksione që nuk zbatohen dot pa personin. Nuk pezullohet vetëm vajtja në punë e një individi, por puna e institucionit.”

Presidenti i Republikës ishte në mesin e institucioneve që do të mbrohen nga ‘gardhi’ i cili PS kërkon të ngrejë për të ndaluar pezullimin e tyre, duke i bërë ‘imun’ në rastet e aferave korruptive.

Report Tv ka kërkuar një koment nga presidenti Bajram Begaj mbi nismën ligjore, por ky i fundi ka refuzuar të flasë. Presidenti ka deklaruar se nuk prononcohet për nismat, por e shpreh qëndrimin vetëm kur projektligji i shkon në tavolinë për t’u firmosur.

“Presidenti i Republikës nuk mund të prononcohet për nisma ligjore. Shqyrtimi i tyre është kompetencë ekskluzive e Kuvendit. Presidenti e shpreh qendrimin e tij vetëm pasi nismat shndërrohen në ligj dhe vetëm në përputhje me kompetencën që ka për shpalljen e ligjeve", thuhet ne reagim.

Të fundit