Flash News

DITARI POLITIK

“Bëja shoqes tënde”/ Debat mes Nokës dhe Nikollës: Kukull që të përdorin

“Bëja shoqes tënde”/ Debat mes Nokës dhe

Një tjetër debat që u krijua në seancën e sotme të Kuvendit ishte mes kryeparlamentares, Lindita Nikolla dhe deputetit demokrat Flamur Noka.

Shkak u bë kërkimi i fjalës nga Noka, të cilën Nikolla nuk ia miratoi si kërkesë. Noka iu drejtua Nikollës, duke e quajtur kukull që përfaqëson interesat e socialistëve.

Ajo reagoi ashpër, ndërsa u shpreh se po zbaton vetëm Rregulloren e Kuvendit.

Pjesë nga debati

Noka: Me jep fjalën..

Nikolla: Vijojmë me seancën

Noka: Jo nuk vijon dot ti..

Nikolla: Foli zoti Alibeaj pas kryeministrit ju kërkuat fjalën për procedurën, iu dhashë fjalën për procedurë…

Noka: Më lër të mbaroj fjalën… Oj zonjë…

Nikolla: Fjala për Petrit Vasilin..

Noka: Oj zonjë fjalën… Çfarë je ti? A je spikere apo komandant këtu?

Nikolla: Ju lutem jam kryetare e Kuvendit… Kam detyrimin dhe përgjegjësinë të respektoj rregulloren e Kuvendit.

Noka: Jo moj jo, vetëm kryetare Kuvendi nuk je ti.

Nikolla: Ju lutem..

Noka: E di çfarë je ti? Ti je një kukull që të përdor njëherë njeri njëherë tjetri…

Nikolla: Jo, jo.. Ato komente bëja shoqes tende, jo mua…

Noka: Këtu, këtu do japësh fjalën.. Jo ashtu ti…

Nikolla: Mua s’më mëson kush çfarë të bëj, bëja të që kërkon rregullorja.

 

Të fundit