Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Beqaj kërkon të dëshmojë me Power Point, Vokshi refuzon: Nuk jemi në konferencë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po dëshmon në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për Koncesionet e Check Up dhe Sterilizimit.
Beqaj e nisi dëshminë me kërkesa pasi ka kërkuar t’i ilustrojë me video dhe audio. Kërkesa e Beqajt për të dëshmuar me Power Point është refuzuar nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi.
Deputetja demokrate tha se nuk ishte konferencë për prezantime.
DEBATI:
Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?
Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968
Vokshi: Profesioni?
Beqaj: I papunë
Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?
Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, dlifji përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë
Vokshi: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendosje nga hetimi penal. Sikur kemi vepruar edhe me dëshmitarë të tjerë, duke siguruar që kemi marrë të gjitha hapat e duhura, do ju ftoja të vijmë me deklaratën të kontekstualizuar
Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga shkresa e ardhur nga prokuroria e posaçme
Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.
Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.