Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha flet për vijimin e aksionit politik: Do të ketë dy lloje takimesh. Komenton deklaratën e Gabriel Escobar

Berisha flet për vijimin e aksionit politik: Do të ketë dy lloje

Pasi dëshmoi për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me protestën e 8 janarit, ish-lideri Sali Berisha ka treguar se si do ta vazhdojë aksionin politik.

 Ai tha se "Foltoret" kanë përfunduar, ndërsa bëri me dije se do të zhvillojë takime për protesta të masive. Duke shprehur bindjen se do ta marrë selinë blu, Berisha shtoi se do të ketë edhe tryeza në të cilat do shkëmbehen mendime për fusha të ndryshme.

"Foltorja u mbyll me Kuvendin, tani do ketë takime dy lloje. Takime të fuqishme me qytetarët gjithcka në funksion të një strategjie në largim të narkoshtetit dhe përgatitjes së terrenit për protesta të fuqishme.

Nuk mundet kurrë të pajtohet një popull me kufoma politike që i vjen era në gjithë Evropën. S’mund të pranojnë lidhje të tmerrshme me krimin të gërshetuar qeveri e një grup i Bash-Bardhës.

Do ketë pastaj tryeza të rrumbullakëta në të cilat do elaborohen mendime për fusha të ndryshme. Do ketë veprimtari multidimensionale, pa asnjë lloj dyshimi selia do i rikthehet PD-së", tha Berisha.

Ky i fundit komentoi edhe deklaratën e zyrtarit të lartë të DASH, Gabriel Escobar. Berisha shprehu keqardhje për qëndrimin e Escobar, i cili dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në PD dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Sipas Berishës, të mbështesësh sot Bashën do të thotë të mbështesësh një kufomë politike.

“Unë shpreh keqardhje të madhe, sepse në vizitën e parë reagimi im ishte ky: që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre ata nuk i kanë qejf kukullat. Po ta vesh re Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave. Pse? Kjo është çështje e analisteve.

Në mënyrën më të sinqertë i kërkova që mos merret me kukullat. Mendoi se me deklaratën do ta ndihmonte, por jo e patë që jo vetëm nuk ndikoi në Kuvend, por Kuvendi shënoi një rekord historik të paparë në këtë vend. Përsëri thotë se punoi mirë. Por unë i them tani se si mund të punohet mirë me një njeri që për të mbrojtur veten dhe godinën merr banditë dhe vrasës, kur ka edhe gardën.

Ai shpreh qëndrimin e tij, por unë prapë e ftoj zotin Escobar por edhe të tjerët që çdo fakt dhe dokument që kanë ti depozitojë në gjykatë. Çdo fakt dhe dokument që të këta t’jua sjellë shqiptarëve, s’ka nevojë për gjykatë, i marr unë vetë vendimet.

Ajo e cila është për mendimin tim e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet. Të mbështesësh Bashën sot jo vetëm që mbështet një kufomë politike, por më keq se kjo. Ai ka një gjë tjetër, të mbështesësh Bashën është një përçmim i madh për shkelmim mbi politikanët shqiptarë. Të mbështes Bashën nuk është të luftosh mua", tha Berisha.

 

Të fundit