Flash News

DITARI POLITIK

Berisha: Kryebashkiaku i Elbasanit dhunohet në zyrë nga banda e Suel Çelës


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë të rëndë ndaj kreut të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha deklaron se Llatja është dhunuar brenda zyrës së tij nga banda e Suel Çelës.

Sipas një mesazhi anonim të publikuar nga Berisha, ngjarja ka ndodhur para dy ditësh dhe përfshinte tre persona, me në krye Shkëlzen Hasanpapajn, të cilin e quan "vrasës me pagesë".

Postimi i Berishës:

Shtrohet në dajak nga kryetari real, narkokryetari i Bashkisë Elbasan, Latja! Nuk guxon të nxjerrë një fjalë!

Lexoni denoncimin e punoniesit dixhital!

Përshëndetje. Jam një punonjës në bashkinë e Elbasanit, doja të denoncoja një ngjarjë shumë të rëndë nuk kemi ku të ankohemi skemi besim te policia e Elbasanit se është nën urdhrat e banditit kriminelit Suel Çela. Para 2 ditësh banda Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja.

Kanë qenë 3 persona me në krye vrasësin me pagesë Shkelzen Hasanpapaj e di i tërë qyteti por asnjë s’ka guxim me fol. Le të dali kryetari Llatja dhe ta mohoi këtë ngjarje. Ju lutem publikojeni se jeni i vetmi ku ne qytetarët e thjeshtë kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zeri ynë. Ju përgjërohem anonim se kemi fëmijë për të rritur qyteti Elbasanit është bërë i pa banueshëm nga kjo bandë kriminale me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla. Përshendetjet më të perzemerta. Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.

Të fundit