Flash News

DITARI POLITIK

Berisha paralajmëron: Po bëhen gati riformatime të qeverisë, synojnë konsolidimin e krimit

Berisha paralajmëron: Po bëhen gati riformatime të qeverisë,

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka paralajmëruar ndryshime në qeverinë Rama.

Nga Kryesia e Kuvendit, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Berisha tha se këto riformatime në qeveri synojnë të konsolidojnë krimin.

Kryedemokrati përmendi emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, duke thënë se me këtë akt, Rama dorëzoi përfundimisht rendin te krimi.

“Diskutuam për të vazhduar protestën në parlament, si deputetë që përfaqësojnë një opozitë me të drejta të mohuar, dhe për të vazhduar përpjekjet për rivendosjen e këtyre të drejtave kushtetuese, pa të cilat pluralizëm politik në parlament nuk ka.

Ndërkohë po bëhen gati riformatime të tjera të qeverisë, të cilat synojnë asgjë tjetër, veçse konsolidimin e krimit në këtë qeveri.

Unë u thashë ju, futja e Taulant Ballës ishte dorëzimi përfundimisht e rendit te krimi. Por tani, po shqyrtohet futja edhe e të tjerëve, në mënyrë që krimi të saldohet dhe t’i mbetet popullit shqiptar për ta përmbytur atë në kohën më të shpejtë.

Ju e shihni, ka një klimë të ndezur në publik, ka një zemërim të madh për shkelmimin e të drejtave të opozitës në parlament, ka një urrejtje të madhe ndaj krimit dhe revanshit të tij në qeveri, kështu që koha e një lëvizje me mosbindje civile në të gjithë aspektet po vjen dhe jam i sigurt në suksesin dhe fitoren e saj”, deklaroi Berisha.

Të fundit