Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkoi hetim nga SPAK, Berisha i kundërpërgjigjet ministrit: Ç’të shtyu të jesh badigard i Ramës?

Kërkoi hetim nga SPAK, Berisha i kundërpërgjigjet ministrit:

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u përballën të dy në Kuvend, pasi ministri i kërkoi një ditë më parë SPAK-ut që të hetojë Berishën.

Ishet fillimisht ish-kryeministri i cili vendosi t’i kundërpërgjigjet Manjës duke i folur nga foltorja për abrazinë gjinore. Berisha tha se qeverisja e Ramës është më armikja për gruan pas diktaturës së Enver Hoxhës.

“Do të isha dhe jam dakort për çdo lloj legjislacioni çdo lloj fondi  dhe mase tjetër që do të synonte rrëzimin e murit shekullor të patriarkisë, dhunues kryesor i lirive dhe të drejtave të njeriut mbi tokë. Qeverisja socialiste pas diktaturës së Enver Hoxhës është qeverisja më armike ndaj gruas shqiptare”, tha Berisha.

Manja, në replikën e tij, drejtoi akuza ndaj Berishës duke e cilësuar gjuhën që ai përdori si një retorikë viktimizuese dhe të ashpër.

“Kur dëgjon zotin Berisha që flet me kaq patos për barazinë gjinore të mbushet mendja me gjithë mend  sikur ke përpara kalorësin e barazisë gjinore në glob. Tani kujtohet dhe vjen këtu dhe flet si kalorës i barazisë gjinore. Jo Sali, edhe gjuha që ti përdore këtu nga kjo foltore është dhunë në vetëvete mbi gratë dhe vajzat shqiptare. Një gjuhë e ashpër, viktimizuese, një gjuhë e zezë dhe që nuk ka lidhje fare me çështjet e barazisë gjinore dhe as avokatinë që ti kërkon tu bësh.Të paktën tani në këtë lloj moshe që je e vetmja gjë e mirë, i vetmi mesazh i mirë që mund të përçosh ti për shqiptarët, gratë dhe vajzat shqiptare por edhe për rininë shqiptare, është të paktën të heshtësh minimumi sepse sa herë del këtu është njëlloj sikur autori kthehet te vendi i krimit”, u shpreh Manja.

Në replikë, Berisha i kërkoi Manjës të tregojë ‘sheshit’ se pse ka vendosur të pozicionohet krah Ramës dhe të kthehet në badigardin e tij. Ish-kryeministri e përshëndeti me dy gishta dhe më pas la sallën e Kuvendit.

“Kam një replikë shumë të shkurtër, me një pyetje të vetme: Çfarë të shtyn Ulsi të bëhesh badigard i Edi Ramës këtë javë? Unë e di por më mirë hapja zemrën kolektivit. Kaq kisha”, tha Berisha.

Ministri zgjodhi të përgjigjet duke deklaruar se “e ka për nder që është shërbëtor i Ramës”.

“Sali, Edi Rama është në mandatin e tretë të qeverisjes sepse e votojnë mbi 800 mijë shqiptarë dhe unë e kam për nder që jam shërbëtor në qeverinë Rama 3, shërbëtor i qytetarëve shqiptarë. Rri pa merak për këtë pjesë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj mazhorance dhe kësaj qeverie”, tha Manja.

Të fundit