Flash News

DITARI POLITIK

Beteja për lajmin: Berisha mund në shikueshmëri Ramën dhe Bashën

Beteja për lajmin: Berisha mund në shikueshmëri Ramën dhe

Një vëzhgim i thjeshtë në Facebook i Politiko.al dëshmon se ‘zgjedhjet’ e 16 shtatorit, në rrjetet sociale të paktën, i ka fituar ish-kryeminsitri Berisha. Në një garë kokë më kokë me Ramën dhe Bashën, ai nga hotel Rogner dhe dy të tjerët nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministri ka tërhequr më shumë audiencë.

Kështu, video e tij në Facebook-un personal ka marrë 4 mijë e 300 pëlqime dhe 3 mijë e pesëqind komente. Shtatëqind e gjashtë vetë e kanë ndarë në muret e tyre fjalën e Berishës në takimin e parë të turit ‘Foltorja’ që ka nisur në Tiranë.

Beteja për lajmin: Berisha mund në shikueshmëri Ramën dhe

Kryeministri Rama vjen i dyti me 3 mijë e 600 pëlqime dhe 1 mijë e njëqind komente. Ndarje nga ndjekësit e tij janë konsiderushëm më pak se paraardhësi i tij në krye të qeverisë, 492 të tilla.

Beteja për lajmin: Berisha mund në shikueshmëri Ramën dhe

I treti në renditje është kandidati për kryeministër Lulzim Basha, me 1 mijë pëlqime dhe 1 mijë e njëqind komente, duke u barzuar te këto të fundit me kryeministrin Rama.  

Beteja për lajmin: Berisha mund në shikueshmëri Ramën dhe

Në minutën e 11 të fjalimit të tij Basha ka patur 109 share, opsion që është hequr më vonë kur video nuk ka qenë më live duke e mbyllur me 31 mijë shikime.

Sa i takon rezultatit, të paktën kjo e 16 shtatorit ka qenë nata e Berishës. Dy kundërshtarët e tij, njëri në parti e tjetri në spektrin politik, kanë marrë të dy bashkë po aq audiencë sa ish-Kryeministri.

Të fundit