Flash News

DITARI POLITIK

Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

Binaj thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë për ndryshim

Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë, Florjan Binaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë për ndryshimin e Kryeqytetit.

Me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shprehet se Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, por edhe shtëpija që do u lejmë fëmijëve.

 “Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime. Tirana nuk është qyteti ku do jetojmë, por është shtëpia që do ju lëmë fëmijëve tanë. Ndaj kur të votojmë, të mendojmë për ta. Kemi dy rrugë përballë: Të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën me patronazhistë, ose të zgjedhim ndryshimin. Një bashki me njerëz të ndershëm dhe profesionistë që u shërbejnë qytetarëve. Ju ftoj të bëheni bashkë për ndryshimin. Më shkruani për shqetësimet, mendimet, edhe historitë tuaja. Së bashku, mund ta ndryshojmë Tiranën!” – shprehet Florjan Binaj.

Të fundit