Flash News

DITARI POLITIK

Balliu përplaset me Bushatin: Kriminelët e shpallur në kërkim i ke në klubet e Tiranës

Balliu përplaset me Bushatin: Kriminelët e shpallur në

Sekretari Organizativ në PD, Klevis Balliu dhe ish-deputeti socialist Ervin Bushati kanë debatuar lidhur me përfshirjen e krimit të organizuar në politikë dhe konkretisht në korrupsionin qeveritar.

Në Euronews Albania, Bushati tha se socialistët kishin bërë reform në drejtësi. Teksa tha që sistemi i drejtësi po funksionon përmendi ish-deputeyët të cilët janë dënuar.

Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati ka debatuar me Sekretarin Organizativ në PD, Klevis Balliu në lidhje me përfshirjen e krimit në politikë dhe korrupsionin qeveritar.

Balliu nga ana tjetër i tha se kriminelët të cilët janë në kërkim, gjenden në club-et e Tiranës.

Debati:

Ervin Bushati: Revolucion në drejtësi bëmë ne, që ndryshuam arkitekturën e drejtësisë, por duhet bërë në kohën e vet. Nuk është e vërtetë që nuk janë kapur qeveritarë, janë  kapur qeveritarë. Janë sot në çështje penale. Drejtësia po funksionin. Nuk ka pasur raste më parë qëtë ketë pasur deputetë dhe mnistra të një mazhorance në pushtet, që janë sot në gjykim apo të dënuar.

Klevis Balliu: Ata që janë shpallur në kërkim këtu, i gjen në club-et e Tiranës, gjithë ditën. Unë nuk po flas këtu që ju të jeni perfekt. A është shumë të kërkosh që të mos ketë trafikantë kryetarë bashkie? Shumë është kjo? Ju thoni që vijnë nga agjencitë e huaja. Ajo është dramë për ne, ne nuk jemi të zotë të arrestojmë. Ne dy milionë banorë këtu, të gjithë e dinë se ku janë bandat.

 

Të fundit