Flash News

DITARI POLITIK

Butrinti/ Rrëzohet kërkesa për interpelancë, Zhupa-socialistëve: Jeni shqiptarë, kërkoni llogari! Rama e sulmon

Butrinti/ Rrëzohet kërkesa për interpelancë,

Kuvendi rrëzoi me 25 vota pro dhe 52 kundër kërkesën e deputetes së PD, Ina Zhupa për mbajtjen e një interpelance me ministren e Kulturës Elva Margariti mbi menaxhimin e Parkut të Butrintit.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa ngriti sërish shqetësimin se kjo pasuri kombëtare është në rrezik. Ajo kujtoi se pjesë e bordit të fondacionit që do të penaxhojë Butrintin është Richard Hoxhis, ndërsa nënvizoi se është anti-shqiptar.

“Para se të jeni deputetë, jeni shqiptarë, e duhet t’i kërkoni llogari ministres e të tërhiqeni nga vendimi që Hoxhis të jetë në bordin e menaxhimit të Butrintit. Arsyeja kryesore pse e kam kërkuar këtë interpelancë. Thotë që shqiptarët një vend artificial i krijuar artificialisht si një vendim politik dhe që në 1913 në Jug, në Butrint e Sarandë nuk kishte asnjë shqiptar e sipas Hoxhis atje është tokë greke dhe Butrinti është grek”, tha Zhupa.

Kryeministri Edi Rama e sulmoi deputeten, duke e ironizuar.

“Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”, tha Rama nga vendi.

Të fundit