Flash News

DITARI POLITIK

Cameron mbërrin në Tiranë, pritet në Rinas nga ministri i Jashtëm Igli Hasani

Cameron mbërrin në Tiranë, pritet në Rinas nga ministri i

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Cameron u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Ministri në një postim në "X",  shkruan se ishte kënaqësi të mirëpriste Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë. 

Postimi i Hasanit në "X": 

"Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë.

Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor," shkruan Hasani.

 

Të fundit