Flash News


DITARI POLITIK

Celibashi reagon për denoncimin e PD në KZAZ nr. 40: Nëse ka ndodhur “treni bullgar”, kemi vepër penale

Celibashi reagon për denoncimin e PD në KZAZ nr. 40: Nëse ka

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar sot nga Parku Olimpik i Tiranës në lidhje me një denoncim të bërë nga Partia Demokratike për manipulim të mundshëm votash në KZAZ nr. 40, përmes fenomenit të njohur si “treni bullgar”.

Sipas PD-së, në këtë zonë janë konstatuar fletë votimi me parregullsi të dukshme, përfshirë ndryshime në ngjyrën e bojës, të cilat nuk përputhen me fletët zyrtare të shpërndara nga KQZ. Partia ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për të marrë pamjet filmike të qendrës së numërimit, me qëllim verifikimin e dyshimeve.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi konfirmoi se është informuar mbi denoncimin dhe siguroi se KQZ do të vihet në dispozicion të të gjitha subjekteve politike me materialet e nevojshme, përfshirë edhe pamjet filmike të kërkuara.

“Nëse kjo ka ndodhur, jemi përpara një vepre penale,” u shpreh Celibashi. “Është rasti për të pasur atë fokus që duhet, për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij rasti, nëse provohet se ka ekzistuar fenomeni i ‘trenit bullgar’, i futjes së fletëve të votimit nga jashtë dhe nxjerrjes së fletëve të vërteta te ai që ka sponsorizuar këtë gjë.”

 

Të fundit