Flash News

DITARI POLITIK

Debat mes Alibeajt dhe Nikollës në Kuvend: Sot gënjeve, shtyp butonin ti atë bëj

Debat mes Alibeajt dhe Nikollës në Kuvend: Sot gënjeve, shtyp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është përfshirë në një debat me deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj teksa diskutohej projektrezoluta “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”

Alibeaj e akuzoi kryeparlamentaren për mashtrim dhe se nuk e ushtron detyrën konform ligjit. Ai e ka akuzuar Nikollën se po gënjen, në lidhje me projekt rezolutën e paraqitur nga ai dhe Tritan Shehu për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa kryetarja e Kuvendit i kërkoi ta tërhiqte fjalën.

Alibeaj: Sot arrite në një pikë tjetër, Sapo gënjeve. Ka një projekt rezolutë të paraqitur nga unë në 27 maj, ka një tjetër nga disa kolegë, që ngjajnë si dy pika uji. Dhe me gjithë divergjencat që mund të kem unë me zotin Shehu, e kemi gjetur gjuhën. Një projekt rezolutë është ajo.

Duhet të ishte future në seancën plenare në 27 qershor. Po bëheni ju shkak për të krijuar një ndarje artificiale me Kosovën. Ke detyrim ligjor që një projek rezolutë, jo vetëm ta kalosh në konferencë, por ta sjellësh në seancë, që të gjithë të shprehin mendimin e tyre mbi gjenocidin serb në Kosovë. Nuk i shmangeni dot.

Nikolla: Tërhiqeni fjalën mbrapsht gënjen sepse e thatë dhe ju që janë dy projektrezoluta. Këto dy projektrezoluta do kalojnë në komisionin e jashtëm, ku nuk është arritur konensus.

Më pas, Alibeaj mori fjalën në foltore, duke vijuar me akuzat ndaj Nikollës.

Nikolla: Referojuni vetëm procedurës Alibeaj.

Alibeaj: Aty e ke butonin, sa herë që të flas shtype kur të duash.

Nikolla: Shiko punën tënde se punën time e bëj mirë.

Alibeaj: Po pra, shtyp butonin ti atë bëj, me dorën e atij që ke aty poshtë.  Të drejtën time për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti as ky është që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e Kuvendit.

               

Të fundit