Flash News

DITARI POLITIK

Debat në komision/ Duma kërkon shifra, Muzhaqi: Janë në INSTAT, bëjeni vetë llogaritjen

Debat në komision/ Duma kërkon shifra, Muzhaqi: Janë në

Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka patur një debat që lidhej me të ndarjen e të ardhurave për fëmijet dhe të rinjtë, ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime ministrja Bora Muzhaqi.

Kjo e fundit u përfshi në debat me kryetaren e komisionit, Grida Dumën teksa kjo e fundit i kërkonte shifra se sa para do të shkojnë për fëmijët dhe sa për të rinjtë. Për këtë pyetje Duma nuk mori përgjigje, çka solli më pas tensione. Duma urdhëroi më pas ndërprerjen e mbledhjes për disa minuta.

Pjesë nga debati

Duma: Si e bëni buxhetin? Si i përcaktoni prioritetet?

Muzhaqi: Prioritetet përcaktohen në sajë të të ardhurave

Duma: Si ndahet buxheti për fëmijët dhe për të rinjtë?

Muzhaqi: Mendoj se kjo pyetje është ezauruar, do kaloj te pyetja tjetër

Duma: Pyetja nuk është ezauruar
Muzhaqi: Është ezauruar, sepse ju nuk po me lini të përgjigjem

Duma: Nuk ke shifër

Muzhaqi: Shifrën sapo ua thashë, 5 miliardë lekë

Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?

Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen

Duma: Nuk e ke shifrën. Buxheton për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.

Deputeti Ilir Metaj: Nëse nuk ju pëlqen përgjigja, vazhdoni aty

Duma: Mbylle komisionin!

Deputetja Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu

 

Të fundit