Flash News

DITARI POLITIK

Debat në Kuvend/ Rama sulmon Berishën: Ulu se je i padëshiruar. Kryedemokratit nuk i jepet e drejta e fjalës

Debat në Kuvend/ Rama sulmon Berishën: Ulu se je i padëshiruar.

Seanca është shoqëruar me debate. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar të marrë fjalën në Kuvend, pasi mbaroi kryeministri Edi Rama. Kërkesa nuk u miratua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Kjo e fundit i dha të drejtën e fjalës kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediut. Në këto momente ndërhyri Rama, i cili nga karrigia e tij iu drejtua Berishës, duke i thënë se është “non grata”.

Pjesë nga debati

Rama: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar. Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grada, je i padëshiruar

Flamur Noka- Ramës: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?

Berisha-Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.

Nikolla: Zoti Mediu flisni

Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat

 

 

Të fundit