Flash News

DITARI POLITIK

Debat për taksat te “Ligjet”, Bushka-Alibeajt: Përfaqësues i zhurmës, ngriheni në këmbë sikur jeni në pyll

Debat për taksat te “Ligjet”, Bushka-Alibeajt:

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ka patur një debat mes kryetares, Klotilda Busha dhe deputetit demokrat Enkelejd Alibeajt.

Teksa diskutohej për një shtesë në Aktin Normativ “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, Alibeaj kërkoi uljen e taksave për biznesin.

Ndërkohë Bushka i është përgjigjur se taksat për biznesin e vogël janë zero, ndërsa e cilësoi Alibajn si përfaqësues të zhurmës.

Pjesë nga debati

Enkelejd Alibeaj: E keni kuptuar tamam, është akt normativ, ka 2 vjet e pak që kanë nisur konsultimin, se kanë mbaruar, u gjet tani në moment që të miratohet. Ka një arsye tjetër siç duket. Ta shohësh në pamje të parë duket sikur qeveria do të ndihmojë biznesin në vështirësi. Në fakt më rezultoi që asnjë nga bizneset nuk është në vështirësi.

Po, qeveria duhet të ndihmojë biznesin. Por qeveria ekziston për të ndihmuar publikun, njerëzit, konsumatorin. Pra edhe ky mjet duhet të kishte synim final ndihmën ndaj konsumatorit duke ulur çmimet. Nuk kanë para njerëzit. Çmimet që kanë shkuar në qiell. Si mund të ndihmohen konsumatorët? Njëra mënyrë është duke ndihmuar biznesin. Mallra në treg ka. Po ule taksat dhe tatimet. Papërgjegjshmëria ka filluar me kohë dhe vijon me këtë akt.

Klotilda Bushka: Ka të bëjë me një politikë që nëse çmimet do të rriten më shumë, të paktën për 3 muaj, të ruajmë çmimin më të ulët të mundshëm dhe bizneset të futen në marrëdhënie blerje. Bizneset mund të mos i kenë të gjithë likujditetet vetë dhe do të kërkojnë në banka. E dini dhe hidhni kot hamendësime. Thojini të vërtetat. Cfarë taksash të ulim më shumë? Ne i kemi zero, pse nuk ju pëlqen juve fakti që një pjesë e mirë e cmimeve të shportës janë në nivel të caktuar.

Ndërhyn Alibeaj me tone të larta

Klotilda Bushka: Thoni rajoni i ka ulur dhe ne jo, shkoni dhe shihni. Taksat për biznesin e vogël i kemi zero. Lërini këto retorika politike se i kanë vlerësuar qytetarët kur ju kanë lënë ju në një cep në opozitë. Jeni përfaqësues të zhurmës, por kjo qeveri do të jetë e përgjegjshme përpara qytetarëve. Nuk ka sqarim vote, e keni penalitet për sjelljen e pahijshme që bëni. Kur flasim ne ju ngriheni në këmbë sikur jeni në pyll këtu.

 

Të fundit