Flash News

DITARI POLITIK

Debat te ‘Territorialja’, Mziu-Ndreut: O shoku polic më lër të flas, mos bëj si papagall

Debat te ‘Territorialja’, Mziu-Ndreut: O shoku polic më

Mbledhja e sotme e komisionit për Reformën Territoriale është shoqëruar me debate. Në mbledhjen e sotme ishin thirrur përfaqësues nga bashkitë ose vetë kryebashkiakët.

Deputeti Xhelal Mziu është “përplasur” me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Ndërhyrja e herë pas hershme e Ndreut teksa deputeti ishte duke folur, bëri që ky i fundit t’i ashpërsonte tonet ndaj kryebahskiakut.

“Mos më bëj mua si papagall. Më lër të flas. O shoku Pjerin. O shoku polic. Ku merr vesh nga shifrat ti. Ti je dru fare nga kjo pjesë. Reforma territoriale nxori në pah edhe probleme që vijnë për shkak të asaj që kërkohet.

Do të kërkoja mendimin e atyre që realisht kanë informacion për funksionimin e pushtetit vendor. A nuk do ishte normale që delegimi i kompetencave të jetë për të bërë listëpagesat. A nuk mundet që pushteti vendor të funksiononte si Kosova apo vendet e tjera të rajonit. Që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar deri te vendosja e drejtorëve”, tha Mziu.

 

Të fundit