Flash News

DITARI POLITIK

Konferenca e Kryetarëve/ Alibeaj ‘përplaset’ me Felajn: Moj, mos më trego ç’të flas, socialistja: Jam e detyruar

Konferenca e Kryetarëve/ Alibeaj ‘përplaset’ me Felajn:

Ka nisur Konferenca e Kryetarëve ku do të përcaktohet edhe data për raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri. Mbledhja ka nisur me debate mes zv.kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj dhe deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj i kërkoi fjalën Felajt, por kjo e fundit me argumentin se nuk po i referohej çështjes në diskutim, ia ndërpreu fjalën. Alibeaj e ka akuzuar Felajn se vazhdimisht shpërdoron detyrën, ndërsa zv.kryetarja ka vijuar të këmbëngulë se deputeti po anashkalonte çështjen.

Pjesë nga debati:

Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi Alibeaj

Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të mriatuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për rënditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gjënjen, ju keni kartonat dhe votoni ç’tju dalë para. Unë thashë se interes ka pika e tretë e rendit të ditës.

Felaj: S’po flisni për atë që u pyetet

Alibeaj: Se çfarë flas unë është e drejta ime, nuk e përcakton ti momentin dhe çfarë flas unë. Kam bërë kërkesë dhe do flas për këtë pikë të rendit të ditës

Felaj: Jam e detyruar t’ju ndërpres fjalën

Alibeaj: A mund të shprehem…S’më respekton ti mua me respekton Kushtetua. Edhe se çfarë do të flas unë e di unë.

Felaj: Zoti Aliebaj, ju lutem, ne kërkesën e kemi përpara.

Alibeaj: O zonjë, a ka mundësi që ta them deri në fund

Felaj: Do flasim për çështjen e presidentit. Do të duhet t’ia jap fjalën zotit Mediu

Alibeaj: Ju po më prisni të drejtën e fjalës. Moj s’do ma tregoni mua për ça do flas. Secili nga anëtarët ka të drejtën që të flasë. Po qe për arsyen, e vetmja që po e prish je ti. Të kam kërkuar të drejtën e fjalës. Unë po paraqes të kërkesën time.

Felaj: Po ju tërheq vëmendje që të diskutojmë për thelbin e çështjeve për të cilat jemi rënë dakord

Alibeaj: Nga cili vend vjen ti zonjë? Po flas për të drejtat e mia, të drejtat e qytetarit. Do flas për atë që kam paraqitur si kërkesë. Zonjë, nëse doni ta prishni, më thoni.

Felaj: Keni propozim konkret për mbajtjen e raundit të presidentit?

Alibeaj: Hiqeni atë dorë, dhe më dëgjoni.

 

Të fundit