Flash News

DITARI POLITIK

Debati/ Kërpaçi: Ilir Meta ka fituar çdo betejë! Valteri: Do marrë sapunin, jeni kanceri i Shqipërisë!

Debati/ Kërpaçi: Ilir Meta ka fituar çdo betejë!

Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PL, Floida Kërpaçi është “përplasur” me ish-deputetin Halit Valteri. Ky i fundit ka hedhur akuza, duke thënë se partia e Ilir Metës ka kryefjalë korrupsionin. Sipas tij, Metën e pret burgu.

Këto deklarata janë kundërshtuar nga Kërpaçi, e cila u shpreh për “Spotlight”, se Ilir Meta ka fituar çdo betejë ligjore.

Debati Kërpaçi-Valteri

Valteri: Jeni e vetmja forcë që keni kryefjalë korrupsionin

Kërpaçi: O Halit… Ti se di fare…do më dëgjosh pak mua

Valteri: Kanceri i Shqipërisë është LSI dhe Ilir Meta

Kërpaçi: Këtë mesazh që po thua tani, ta kanë dhënë

Valteri: E vetmja gjë që e pret Ilir Metën është burgu dhe vetëm burgu

Kërpaçi: Ilir Meta i ka fituar të gjitha betejat

Valteri: Do fitojë sapunin kësaj radhe

Kërpaçi: Deklaratat e tua janë vetëm gënjeshtra

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Hetimi i SPAK vjen pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, lidhur me akuzat për lobim nga gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’.

 

Të fundit