Flash News

DITARI POLITIK

Deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati

Deputetja socialiste jep dorëheqjen nga mandati

Deputetja socialiste Brunilda Mersini e cila siguroi karrigen në zgjedhjet e 11 Majit ka dhënë dorëheqjen. 

Lajmi është bërë me dije nga kryeparlamentari Niko Peleshi i cili njoftoi gjatë seancës së sotme plenare se Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit, pasi do të garojë për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor.

Peleshi shtoi se për krijimin e vakancës është njoftuar KQZ. Vendin e saj në Kuvendin e Shqipërisë pritet ta marrë Briseida Çakërrri e renditur pas Mersinit në listë.

Të fundit