Flash News

DITARI POLITIK

Dëshmia e Rrumbullakut në Komisionin TIMS, Salianji: Të jenë të pranishme edhe mediat

Dëshmia e Rrumbullakut në Komisionin TIMS, Salianji: Të jenë

Pak para se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku do të japë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS, kreu i këtij komisioni Ervin Salianji ka kërkuar që të pranishme të jenë edhe mediat.

Salianji tha se dëshmia duhet të zhvillohet me dyer të hapura.

Prej vitesh, përfaqësuesit PS u bie tambureve me shumë fuqi që njëherë e një kohë ka pasur zyrtarë që pavarësisht masës së sigurisë, rrinë në detyrë. Po jua kujtoj se drejtori i IT së Policisë së Shtetit ndodhet në detyre dhe është vetëm i pezulluar. Sipas rendit të ditës, kemi në dëgjesë si dëshmitarë Drejtorin Muhamet Rrumbullaku.

E paimagjinueshme që mbledhja është me dyer të hapura, gazetarët duan të vijnë, dhe ju i mbani poshtë derës së këtij Kuvend. Në mënyrë të menjëhershme, të hapni dyert, media është e detyrueshme të vijë. Për ju është e rëndësishme të mos kemi transparencë”, tha Salianji.

Të fundit