Flash News

DITARI POLITIK

“Do ia mbathë nga Tirana”/ E paralajmëroi Berisha, ku do të jetë Rama më 7 korrik

“Do ia mbathë nga Tirana”/ E paralajmëroi Berisha, ku do

Më 7 korrik Partia Demokratike thërret protestën e organizuar kundër politikave të qeverisë Rama. Protesta do të mbahet në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Kreu i PD, Sali Berisha, në një intervistë televizive tre ditë më parë në studion e “Opinion” paralajmëroi se kryeministri Rama nuk do të jetë në Tiranë ditën e protestës. Berisha deklaroi se Rama “do ia mbathë nga Tirana në një qytet tjetër dhe do të blindojë Kryeministrinë”.

“Rama do vendosi blindet në kryeministri dhe do ia mbathë në ndonjë qytet tjetër. I them mos u merr me blindet”, tha Berisha.

Mirëpo sot, gjatë hapjes dhe inaugurimit të aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, Rama bëri me dije edhe projektet e tjera që pritet të përfundojnë shumë shpejt. Mes tyre, kryeministri përmendi Bypass-in e Vlorës, i cili hapet më 7 korrik në të njëjtën datë kur PD-ja mban protestën para Kryeministrisë.

“Tani mbaroi kjo, tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet – Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.

Nuk dihet nëse do të jetë apo jo i pranishëm kryeministri, por kujtojmë se Rama është shfaqur thuajse gjithmonë krah ministres Belinda Balluku gjatë ceremonive të hapjes së bypass-eve apo akseve rrugore.

Të fundit