Flash News

DITARI POLITIK

“Do jepte me konçension Sharrën”, Rama replikon live me Bashën: Shifra që ke dhënë është memo; kryeministri: Ik o Lul fli gjumë, Fevzi mbyllja telefonin

“Do jepte me konçension Sharrën”, Rama replikon live me

Kryeministri Edi Rama është përballur me kreun e PD, Lulzim Basha në një linjë telefonike në emisionin opinion.

Pasi Rama ka publikuar një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë, ka ndërhyë në linjë telefonike kreu i PD.

Ai ka përgënjeshtruar deklaratën e Ramës dhe dokumentin e ka cilësiuar një memo të brendshme.

Basha: Është grumbull gënjeshtrash. E vërteta është se në 2011 ish kreu i bashkisë, Rama bëri një memorandum mirëkuptimi me Bankën Botërore për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës. Pasi u largua, nën drejtimin tim u bë një studim fizibilitetit nga banka botërore që Sharra e lënë në mjerim në 11 vite të kishte trajtim dinjitoz.

Kishim vendosur objektiva që kontenierët e plehrave të hynin nën tokë, qytetarët të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë me taksën e pastrimit. Tirana do kishte kontenierë nën tokë brenda unazës së vogël.

Rama qesh: O artist, artist

Basha: Letrat janë zyrtare, në bashki dhe kryeministri. Shifrat janë këto që ju them unë.

Rama: Vehbiu do i paguante këto?

Basha: I ke aty të gjitha. Kishe bërë në plan këtë që bëre. Theve një marrëveshje me qeverinë gjermane

Fevziu: Basha po të pyes për çmimin?

Basha: Ajo është memo e brendshme. Është raporti i grupit. Ti i vure shkelmin studimit të Bankës Botërore. 11 vjet e le Sharrën sic e le. Kur kjo përfundoi nën drejtimin tim, ti ishte bërë kryeministër.

Rama: Ik o Lul shko fli gjumë. Gjumë të ëmbël, Fevzi na e hiq tani të vazhdojmë bisedën ose po iki unë e të më dfidojë në zgjedhje, të flejë gjumë se i bën keq kur rri zgjuar kaq vonë, mbylle mos na e banalizo historinë fare, mbylle mos na bëj sherr kot tani. Ika tani fli, fli zemër.

Të fundit