Flash News

DITARI POLITIK

Dy salla në Kuvend marrin emrat “Bashkim Fino” dhe “Gert Bogdani”

Dy salla në Kuvend marrin emrat “Bashkim Fino” dhe “Gert

Kuvendi vendosi sot që dy salla të marrin emrat e dy politikanëve të tjerë, Bashkim Fino dhe Gert Bogdani.

Të pranishëm në sallën e seancës plenare ishin edhe familjarët e ish-deputetëve.

“Në sallë janë familjarët e Bashkimit dhe Gertit që i përshëndes përzemërsisht. Ishin dy politikanë aktivë dhe me integritet të lartë, ishte kjo arsyeja e vendimit për të emërtuar këto dy salla me emrat e tyre”, u shpreh Spiropali.

Fino ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi në vitin 2021. Bogdani në moshën 44 vjeçare më 18 Shtator të vitit të shkuar, si pasojë e një arresti kardiak.

Të fundit