Flash News


DITARI POLITIK

E mbajti në burg, Rama do të takojë Fredi Belerin si eurodeputet në Tiranë

E mbajti në burg,  Rama do të takojë Fredi Belerin si

Sipas medias greke “To Vima”, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me eurodeputetin Fredi Beleri më 29 tetor, në kuadër të një vizite tre-ditore të delegacionit të Parlamentit Europian për Stabilizim-Asociimin me Shqipërinë. Ky takim, që nga media greke cilësohet si "takimi i vitit", do të zgjasë rreth 45 minuta dhe do të zhvillohet në Tiranë.

Delegacioni i BE-së, pjesë e të cilit është edhe Beleri, do të informohet gjithashtu nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, mbi ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Përveç takimit me Kryeministrin Rama, në agjendë janë përfshirë edhe takime me përfaqësues të partive të tjera dhe Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Ky takim është vlerësuar si një përballje e papritur mes Ramës dhe Belerit, i cili ishte arrestuar në maj të vitit 2023 për korrupsion zgjedhor dhe qëndroi në burg për 481 ditë. Media greke thekson ironinë politike të këtij momenti, ku Rama, i cili më parë e quante çështjen Beleri "inekzistente", tani është i detyruar ta presë atë me nder, për shkak të pozicionit të tij si eurodeputet.

Beleri, i cili fitoi zgjedhjet për Bashkinë e Himarës ndërsa ndodhej në burg, nuk u lejua të merrte detyrën, çka shkaktoi tensione mes Athinës dhe Tiranës. Pas dënimit me dy vite burg, Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian, duke siguruar 237 mijë vota në zgjedhjet në Greqi.

Të fundit