Flash News

DITARI POLITIK

Çështja që i ndan, ç’thonë Rama dhe Kurti për “Ballkanin e Hapur”

Çështja që i ndan, ç’thonë Rama dhe Kurti

Në konferencën e përbashkët për mediat pas mbledhjes së dy qeverive, kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti janë pyetur për nismën “Ballkani i Hapur”, çështje për të cilën nuk ka dakordësi mes tyre.

Dhe mesa duket qëndrimet nuk kanë ndryshuar. Kurti nuk pranoi të komentonte gjatë. Të dy kryeministrat u përpoqën që të mos e përfshin këtë çështje, teksa komentonin raportet mes tyre.

Kurti: Marrëdheniet tona bilaterale janë të shkëlqyeshme dhe vëllazërore dhe vëllezrit nuk kanë ndërmjetësues. Ndaj dhe mbledhja e këtillë është që t’i forcojë të dy shtetet tona në interest ë qytetarëve. Ajo është çështje nilaterale dhe s’kam asgjë të re.

Rama: Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por është po aq e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk na ndan. Nuk është sekret që në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, por këto nuk na pengojnë që në marrëdhëniet bilaterale të ecin përpara.

Të fundit